Të nderuar qytetarë:
Ju bëjmë me dije se të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në procesin e votimit për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025. Materialet informuese mbi procesin e votimit ne zgjedhjet e përgjithshme dhe mbi mënyrën e regjistrimit të qytetarëve në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) do t'i gjeni më poshtë.
Materialet informuese përfshijnë shpjegimin narrativ dhe videot respektive tutorial për rastet kur qytetari aplikon:
1. Përmes telefonit celular si app;
2. Përmes PC (Desktop);
3. Përmes faqes web te KQZ.
Videot tutoriale për secilën formë regjistrimi:
1. Tutorial regjistrimi përmes APP mobile:
https://app.filemail.com/d/yvtjjfozubjlfqx
2. Tutorial regjistrimi përmes desktop
https://app.filemail.com/d/lutakbahcamnksj
3. Tutorial përmes faqes së internetit (web) te KQZ
https://ue.tl/t-s3NeuWxJmi
Procesi i regjistrimit do të mbetet i hapur deri në datën 4 mars 2025.