Articles

NJoftim për shtetasit shqiptarë me banim në territorin e SHBA-ve.

Albanian

Të nderuar qytetarë:
Ju bëjmë me dije se të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në procesin e votimit për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025. Materialet informuese mbi procesin e votimit ne zgjedhjet e përgjithshme dhe mbi mënyrën e regjistrimit të qytetarëve në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER) do t'i gjeni më poshtë.
 
Materialet informuese përfshijnë shpjegimin narrativ dhe videot respektive tutorial për rastet kur qytetari aplikon:
1. Përmes telefonit celular si app;

Ambasadori Bushati takon Ambasadoren e Hollandës Birgitta Tazelaar

Albanian

Në takimin me Ambasadoren Birgitta Tazelaar në Uashington, D.C., shprehëm mirënjohjen tonë për mbështetjen e Holandës në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë, përfshirë asistencën nëpërmjet programeve të ndryshme.

Fillimi i negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së shënon një hap të rëndësishëm për vendin tonë dhe jep një sinjal pozitiv për gjithë rajonin.

Diskutuam rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve tona dhe presim me padurim bashkëpunimin e vazhdueshëm në fusha me interes të përbashkët.

“Western Balkan Salon Roundtable Series” me temë: “Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian (EU Growth Plan) për Ballkanin Perëndimor”.

Albanian

Në datën 28 tetor 2024, nën kujdesin e Ambasadorit Ervin Bushati,në Ambasadën e RSH-së në Uashington DC, u zhvillua tryeza “Western Balkan Salon Roundtable Series” me temë: "Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor” (EU Growth Plan). Eventi përkoi dhe u realizua edhe në kuadër edhe të aktiviteteve për Festat Kombëtare.

Philadelphia - Takim i ngrohtë me bashkëatdhetarët.

Albanian

Kuvendi i Shqipërisë ka sanksionuar me ligj të drejtën e cdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votur nga aty ku banon jashtë atdheut. 

Diaspora jonë: Forcë e jashtëzakonshme!

Albanian

Krenar që në Universitetin e Harvard-it përfaqësohemi nga profesorë e studentë shqiptarë plot vlera, me të cilët kishim kënaqësinë të takoheshim sot.
Diaspora jonë: Forcë e jashtëzakonshme që ofron energji, vizion & ide të reja.
Faleminderit për mikpritjen me zemër!

Takim me Kryetaren e Bashkisë, Fairview, New Jersey, znj. Violetta Berisha.

Albanian

Në datën 22 tetor 2024, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Taulant Balla dhe Ambasadori Ervin Bushati u pritën nga Kryetarja e Bashkisë, Fairview, New Jersey, znj. Violetta Berisha. Znj. Berisha është e para shqiptare e zgjedhur në një detyrë publike të rëndësishme, duke bërë krenarë gjithë shqiptarët. Gjatë takimit u diskutua mbi rolin, kontributin, përfshirjen e komunitetit shqiptar dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Takim me Kryetarin e Bashkisë Garfield, New Jersey, z. Richard Rigoglioso, një mik i vërtetë i shqiptarëve.

Albanian

Në datën 22 tetor 2024, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Taulant Balla dhe Ambasadori Ervin Bushati u pritën nga Kryetari i Bashkisë Garfield, New Jersey, z. Richard Rigoglioso. Gjatë takimit u vlerësuan përpjekjet, arritjet dhe kontributi i komunitetit shqiptar në këtë qytet, si dhe forcimi i lidhjeve midis dy vendeve tona.

Ambasadori Ervin Bushati mori pjesë në aktivitetin “Awards Gala 2024”, organizuar nga “NYPD Illyrian Society of Law Enforcement Officers”

Albanian

Më 3 tetor 2024, Ambasadori Bushati mori pjesë në aktivitetin “Awards Gala 2024”, të organizuar në Nju Jork nga organizata shqiptaro-amerikane “NYPD Illyrian Society of Law Enforcement Officers” ku mbajti fjalën e rastit dhe zhvilloi takime me përfaqësues të shquar të komunitetit shqiptar në Amerikë.
Ambasadori Bushati vlerësoi kontributin e shqiptaro-amerikanëve në të gjitha fushat e jetës politike, ekonomike e sociale në SHBA-ve

Hapja e Qendrës Komunitare dhe Shkollës Shqipe në Filadelfia

Albanian

Në datën 13 tetor 2024, Ambasadori Ervin Bushati mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës komunitare dhe shkollës shqipe në Filadelfia. Kjo nismë e rëndësishme është rezultat i përkushtimit dhe punës të Shoqatës Shqiptare-amerikane “Bijtë e Shqipes” dhe mbarë komunitetit shqiptar në Filadelfia, plot vizion, energji dhe mundësi të reja.

Ambasadori Ervin Bushati i paraqiti kopjet e letrave kredenciale Ambasadorit të Meksikës në Uashington DC

Albanian

Në datën 23 shtator 2024, Ambasadori Ervin Bushati i paraqiti kopje të letrave kredencialeve si Ambasador jo Rezident në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Ambasadorit të Meksikës Esteban Moctezuma.
 
Ambasadori Bushati falenderoi për organizimin e ceremonisë dhe vuri në dukje marrëdhëniet midis dy vendeve tona, rritjen e bashkëpunimit dypalësh, atë të dialogut politik, ekonomik, kulturës, turizmit, si dhe eksplorimin e fushave të bashkëpunimit midis dy vendeve tona.
 

Pages

Adresa

Ambasada ne Uashington
2100 S Street, NW
Washington DC 20008

Tel / Fax

Tel.: +1-202-223 4942
Fax: +1-202-628 7342
Numri i emergjencës: +1 347 241 4434

E-MAIL

embassy.washington@mfa.gov.al