
Në takimin me Ambasadoren Birgitta Tazelaar në Uashington, D.C., shprehëm mirënjohjen tonë për mbështetjen e Holandës në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë, përfshirë asistencën nëpërmjet programeve të ndryshme.
Fillimi i negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së shënon një hap të rëndësishëm për vendin tonë dhe jep një sinjal pozitiv për gjithë rajonin.
Diskutuam rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve tona dhe presim me padurim bashkëpunimin e vazhdueshëm në fusha me interes të përbashkët.