Vizita në Ankara e grupit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë .

 
Siç u ra dakord gjatë  takimit të  Ministres Denaj me presidentin e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë  (TOBB), z.Rifat Hisarciklioglu, më  23 janar në  Ankara, midis datave 23-27 shkurt 2020,  ka zhvilluar punimet grupi i Ministrisë  së  Finacave dhe Ekonomisë  me Unionin e Dhomave të  Tregëtisë  dhe Industrisë turke mbi dhënien e asistencës teknike për të ndihmuar në rritjen e rolit të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë dhe fuqizimin e kapacitetit të saj.
Programi punës zgjati 3 ditë, me programe informimi dhe njohje rreth organizimit dhe struktures se TOBB, zonave industriale në Turqi, strukturës dhe lidhjen me Ministrinë  e Tregtisë, si dhe seksionin e doganave, e shumë çështje të  tjera me interes.
Pala shqiptare shprehu interes mbi proçesin e anëtarësimit të detyruar të bizneseve në  Union, ku pala pritëse u shprehë  e gatëshme të ofrojë  gjithë suportin e duhur, siç edhe ka bërë  me vende të tilla si Kazakistani, Uzbekistani etj.
Takimet u ndoqen me angazhimin maksimal edhe nga Ambasada jonë në Ankara, ku gjithashu ishte pjesëmarrëse në këto takime.

Adresa

Ambasada Shqiptare
İlkbahar Mahallesi, Medeni Müdafi Sokak, No 35,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences :+90 544 962 26 17

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00