
Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Mustafa Şentop, dhe delegacioni i tij shoqërues parlamentar kanë zhvilluar nje vizite dy ditore në Tiranë. Takimin e parë ai e zhvilloi me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin.
Ne vijim edhe Presidenti Meta priti në presidencë kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa Sentop dhe delegacionin, që e shoqëron, në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri. Meta theksoi gjatë takimit nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe rritjes së investimeve turke në Shqipëri.
Kryeparlamentari turk dhe delegacioi i tij u priten po ashtu edhe me kryeministrin Edi Rama. Në ditën e dytë ai do të jetë në qytetin verior të Shkodrës. Vizita e Sentop në vendin tonë vjen në një kohë kur Turqia është angazhuar në ndërtimin e spitalit të ri të Fierit.