Articles

Takim me perfaqesuesit e DEIK (Bordi per Marredhenie Ekonomike me Jashte i Turqise).

Albanian

Ambasadorja znj. Blerta Kadzadej dhe Konsulli i Përgjithshëm z. Armand Shandro zhvilluan një takim ne Zyrat Qendrore te DEIK (Bordi per Marredhenie Ekonomike me Jashte i Turqise), me anëtarët e Këshillit të Biznesit Turqi-Shqipëri.

Gjatë këtij takimi u disktua për  rritjen e prezencës së bizneseve turke në vendin tonë, si dhe u ra dakord te vjijojne takimet dhe kontaktet per mundesite e rritjes se bashkepunimit ne te ardhmen.

Takim me Prefektin e Stambollit.

Albanian

Ambasadorja Blerta Kadzadej pati një takim të veçantë më Prefektin e Stambollit, z. Davut Gül, me te cilin u bisedua per mardheniet Turqi-Shqiperi dhe rolin e Shqiptareve qe jetojne ne Stamboll.

 
Z. Gül premtoi angazhim te pa kursyer dhe mardhenie te ngushta te Prefektures se tij me Ambasaden dhe Konsullaten e Pergjithshme ne Stamboll, si dhe theksoi nevojen per te vazhduar punen per intesifikimin dhe bashkepunimin ne fushen ekonomike dhe kulturore midis qytetit te Stambollit dhe Shqipërisë.

Global Albanian Gastronomy Festival GAGF, panairi tregtar më i madh shqiptar jashtë vendit, do të mbahet në Berlin më 2-3 tetor 2024

Albanian

Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Diplomacisë Ekonomike, njofton të gjithë qytetarët shqiptarë jashtë vendit që janë pjesë e sektorit të gastronomisë, se në datat 2 dhe 3 Tetor 2024, në Arena Halle, Berlin, Gjermani, do të zhvillohet Global Albanian Gastronomy Festival (GAGF).

Takim me Kryetarin e Parlamentit turk, z. Numan Kurtulmuş.

Albanian

Më datën 16 korrik 2024, Ambasadorja Blerta Kadzadej u prit në një takim në Parlamentin turk, nga Kryetari i Parlamentit, z. Numan Kurtulmuş. Në takim u diskutua për çështje të rëndësishme të interesit të përbashkët, bashkëpunimin ndërparlamentar, ekonomik e tregtar dhe në fushën e politikës së jashtme, si dhe u këmbyen pikëpamje rreth zhvillimeve të fundit rajonale dhe aktualiteteve në skenën ndërkombëtare.

Takim me Kryetarin e TIKA-s, z.Serkan Kayalar.

Albanian

Ambasadorja Blerta Kadzadej ne takim me Kryetarin e TIKA-s, z.Serkan Kayalar.

Duke shprehur mirënjohjen për aktivitetet e zhvilluara nga TİKA në vendin tonë, u diskutuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit lidhur me projektet që mund të realizohen së bashku, veçanërisht në fushën e bujqësisë.

Takim me Ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë Z. Mehmet Fatih Kacır.

Albanian

Ambasadorja u prit ne një takim nga Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Z. Mehmet Fatih Kacır, ku u diskutua mbi potencialin e bashkepunimit te mëtejshëm të dy vendeve tona.

Ambasadorja Blerta Kadzadej u prit ne takim nga Prefekti i Edirnese, z.Yunus Sezer.

Albanian

Ambasadorja Blerta Kadzadej u prit ne takim nga Prefekti i Edirnese, z.Yunus Sezer, në të cilin ndanë mendime edhe me Kryetaren e Grupit të Miqësisë Turqi-Shqipëri, deputete e zones znj. Fatma Aksal, Përfaqësuesin e MPJ turke në Edirne, Ambasador z. Ahmet Yörük, si dhe Konsulli I Nderit i Shqipërisë në Edirne, z. İbrahim Aksoy.

Vizite në Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Trakyas.

Albanian

Në Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Trakyas, u zhvillua një diskutim përmbajtësor mbi marrëdhëniet midis dy vendeve, kurrikulën e gjuhës shqipe, sfidat edhe projekte në të ardhmen .

Takim me Presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqise, Prof. Erol Ozvar.

Albanian

Ambasadorja Blerta Kadzadej zhvilloi një takim me Presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqise, Prof. Erol Ozvar, në të cilin diskutuam mbi projekte konkrete në kuadër të marrëveshjes midis dy vendeve tona në fushën e arsimit të lartë

Vizita e Komisionit të Çështjeve Europiane të Kuvendit të Shqipërisë ne Ankara.

Albanian

Synimi për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes dy kuvendeve tona, ishin fokusi i takimeve të zhvilluara në Ankara nga një delegacion i Komisionit të Çështjeve Europiane të Kuvendit të Shqipërisë i kryesuar nga kryetarja e Komisionit,Jorida Tabaku.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
İlkbahar Mahallesi, Medeni Müdafi Sokak, No 35,
Çankaya, Ankara

Tel / Fax

Tel. +90312 4416103
Fax.+ 90312 4416109
Nr. i emergjences :+90 544 962 26 17

E-MAIL

embassy.ankara@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00