
Në ambientet e Ambasadës së RSH në Bernë gjatë një takim pune me mësuesit e gjuhës shqipe të inkuadruar në “Shkollën Shqipe” Zvicër, ku janë këmbyer mendime mbi gjetjen e rrugëve dhe mënyrave të reja për të masivizuar mësimin e gjuhës shqipe në diasporë si dhe për të bashkërenduar veprimtarinë mes “Shkollës Shqipe”, Ambasadës dhe institucioneve përkatëse në Republikën e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, në përputhje me dokumentet e përbashkëta të të dyja qeverive për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.
Me këtë rast mësuesve ju shpërndanë edhe tekstet e reja shkollore si dhe literature plotësuese e botuar nga shtëpia botuese për Diasporën.