
Sot në ambientet e Shkollës së Lartë të Hotelerisë në Lozanë (EHL), Ambasadori i RSH në Bernë, I.Gjoni u prit nga CEO i EHL Group, z.Michel Rochat, Drejtori Menaxherial, z.Andre Mack, Drejtorja e Shërbimit të Këshillimit pranë EHL, znj.Alexia Muteke-Ceppi dhe Këshilltarin, z.Benjamin Robert-Charrue.
Në këtë takim u diskutuan potencialet e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe EHL-së, si shkolla numër një në botë për studime në fushën e hoteleri/turizëm. Qëllimi i këtij takimi ishte vendosja e bashkëpunimit mes strukturave përkatëse në Shqipëri me EHL dhe tërheqja e përvojës së këtij institucioni prestigjioz si dhe mundësia e realizimit të një projekti shqiptar me mbështetjen e kësaj shkolle me standardet më të larta të hoteleri-turizmit. Së shpejti një ekip i EHL-së do të vizitojë Shqipërinë për të parë nga afër mundësitë konkrete të këtij bashkëpunimi.