Shoqata Zvicër-Shqipëri zhvillon takimin vjetor të saj

Më 6 prill 2017, Asambleja e Përgjithshme e shoqatës Zvicër-Shqipëri zhvilloi takimin vjetor të saj. Në këtë takim merrnin pjesë anëtarë të shoqatës, përfaqësues të medias, akademikë, etj. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Zvicër, z. Ilir Gjoni.
Sipas kryetarit të shoqatës, Lars Haefner, objektivat e përcaktuara për 2016 u realizuan. Shoqata ka organizuar aktivitete të shumta për prezantimin e Shqipërisë në Zvicër, forcimin e marrdhënieve ekonomike dhe kulturore midis dy vendeve, si edhe promovomin e vlerave shqiptare në Zvicër veçanërisht në kulinari. Në këtë kuadër, shoqata Zvicër-Shqipëri ka bërë prezente here pas hete produktet shqiptare në Zvicër.
Z. Haefner, vlerësoi bashkëpunimin intesiv me ambasadën shqiptare, dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00