Pritje me trupin diplomatik me rastin e fillimit të vitit të ri

Siç është traditë, çdo vit kryetari i shtetit të Zvicrës organizon një ceremoni përshëndetëse me trupin diplomatik me rastin e fillimit të vitit të ri. Këtë vit, znj Doris Leuthard, presidentja re e Zvicrës ishte mikëpritesja e kësaj ceremonie. Në ceremoni mori pjesë edhe ambasadori i Shqipërise në Bernë z. Ilir Gjoni. Shënojme se presidenca e re e Zvicrës ka nisur me një lajm të mirë-znj. Leuthard ka ftuar për një vizitë zyrtare kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama në Mars të këtij viti. Ky është një moment historik dhe i rëndësishëm në marrëdhëniet midis dy vendeve. Ky vit njëkohësisht shënon dhe 25 vjetorin e hapjes së përfaqësisë diplomatike zvicerane në Tiranë. Një ceremoni e ngjashme u zhvillua edhe në kështjellen e Vaduzit në Principatën e Lihtenshteinit nën kujdesin e Princit Hans Adam II dhe familjes princërore.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00