
Në kuadër të aktiviteteve te "Lausanne Mediterrane" dedikuar hapësirës albanofone organizuar nga Bashkia e qytetit të Lozanës, u zhvillua debati sociopolitik me temë «Hapësira albanofone, sfidat rajonale e europiane». Aktiviteti u koordinua nga z. Bashkim Iseni themelues i Albinfo e njëkohësisht perfaqesues i Bashkisë se Lozanës për çështjet e Integrimit. Paneli përbëhej nga z. Patrick Etienne ish drejtor i projekteve të bashkëpunimit zviceran në Kosovë (2015-2019), z. Refki Suma, kryetar i komunës së Hanit të Elezit në Kosovë, znj. Lura Pollozhani, këshilltare e Kryeministrit të Mqedonisë së Veriut si dhe znj. Barbara Burri e Solidar Suisse që vepron në Kosovë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe kryetari i Bashkisë së qytetit të Lozanës z. Gregoire Jaunod, një mik e dashamirës i vërtetë i Shqiptarëve, i cili ka qënë i gjithëndodhur në të tëra aktivitetet e organizuara në kuadër të hapësirës albanophone, si dhe Ambasadori i RSH në Bernë, I.Gjoni.Pas kësaj tryeze, të pranishmit ndoqën një pjesë teatrale të aktorëve kosovarë Blerta Naziraj dhe Jeton Neziraj.