
Sot, (18.02.2022) u nënshkrua në Tiranë Marrëveshja për Sigurimet Shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane. Për palën shqiptare firmosi Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Znj.Delina Ibrahimaj, ndërsa për palën zvicerane Këshilltari Federal për Punët e Brendshme, Alain Berset. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është kurorëzimi i punës disa vjeçare të Ambasadës së RSH-së në Bernë me institucionet kompetente zvicerane.
Nënshkrimi i marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës, është një instrument tjetër ligjor i cili i vjen në ndihmë shtetasve shqiptarë që banojnë në Zvicër si dhe i shërben konsolidimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.