
Në date 1 korrik 2020, ne Vaduz, te Lihtenshteinit, u hap ekspozita me vepra arti të piktorit të madh shqiptar, Ibrahim Kodra.
Ekspozita u organizua nga Fondacioni Zviceran Ibrahim Kodra, drejtuar prej znj. Maria Pacolli, në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar te Lihtenshteinit, dhe mbështetjen e Ministrisë se Kulturës se Republikës se Shqipërisë, asaj të Kosovës, Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane dhe Principatën e Lihtenshteinit, Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Zyrih dhe në Milano.
Ceremonia e inaugurimit të ekspozitës, u nderua me pjesëmarrjen e veçante të Ministres së Punëve të Jashtme, Kulturës dhe Drejtësisë së Principatës së Lihtenshtetinit, Dr. Katrin Eggenberger, Ambasadorit të RSh-së në Principatën e Lihtenshteinit, Ilir Gjoni, Drejtoreshës Ekzekutive të Fondacionit Ibrahim Kodra, znj. Maria Pacolli, Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Zyrih, Sami Kastrati dhe atij ne Milano A.Andreja, si dhe historiane e kritike arti.
Fjalën hapëse e mbajti drejtori i Muzeut Kombëtar te Lihtenshteinit, prof. dr. Rainer Vollkommer, i pasuar nga znj. Eggenberger. Te pranishmit i përshëndeten edhe Ambasadori i RSh-së në Principatën e Lihtenshteinit si dhe Konsujt e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Zyrih e Milano.
Fondacioni zviceran Ibrahim Kodra, me këtë rast i dhuroi Muzeut Kombetar te Lihtenshteinit edhe një vepër të çmuar të piktorit të madh shqiptar.