
Më 13-16 nëntor 2017, u zhvillua në Bernë raundi i dytë i negociatave ndërmjet Shqipërise dhe Zvicrës për arritjen e një marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore.(Raundi i parë u zhvillua në Tiranë në 2-5 maj 2017). Delegacioni shqiptar kryhesohet nga znj. Diana Sorensen, zv/ministre e Financave dhe Ekonomisë. Në përbërje të delegacionit janë dhe z. Astrit Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore te Shqipërisë, znj. Anisa Kureta, peëgjegjëse e seksionit te Integrimit dhe Marrveshjeve ne kete institut, z. Astrit Kuka nga Ministria e Financave dhe znj. Fiona Belaj, përfaqësuese e po kesaj ministrie.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së bisedimeve ishin dhe ambasadori i RSH në Bernë z. Ilir Gjoni dhe Këshilltarja e Ambasades znj. Eliverta Radomi.
Pala Zvicerane drejtohet nga z. Stephan Cueni, Ambasador, Drejtor i Divizionit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe njëkohesisht nendrejtor i Zyres Federale per Sigurimet Shoqerore ne Zvicer, znj. Stephanie Koch dhe znj. Susanne Esposito.
Arritja e kësaj marrëveshje mes dy vendeve do të shënojë kurorëzimin e një përpjekje gati tre vjeçare të Ambasadës shqiptare ne Bernë dhe institucioneve respektive shqiptare dhe zvicerane. Ajo do të jetë nje kontribut shtesë për komunitetin shqiptar që jeton e punon në Zvicër.