Drejtori i Përgjithshëm i SDC, z. Manuel Sager, zhvilloi një vizitë pune në Shqipëri.

Më 28 prill 2017, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), z. Manuel Sager, zhvilloi një vizitë pune në Shqipëri.
Gjatë vizitës, ai u takua me Kryeministrin Edi Rama, Ministren e Ekonomisë, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes , Milva Ekonomi, Kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, si dhe studentë të shkollave profesionale në Panairin e Aftësive në Tiranë, Shqipëri. Z. Sager, së bashku me Kryeministrin Rama dhe Ministren e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Olta Xhaçka, morri pjesë në edicionin e dytë të Panairit Kombëtar të Aftësive, aktivitet që promovon arsimin profesional.
Gjatë takimit me Kryeministrin Rama, z. Zager, rikonfirmoi mbështetjen zvicerane për reformat e Shqipërisë. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për arsimin profesional si dhe binjakëzimin e shkollave shqiptare me ato zvicerane duke u fokusuar tek cilësia në shkollat profesionale në Shqipëri. Kryeministri Rama preku nevojën për qeverisje me qendër qytetarin në të gjitha nivelet dhe reformimin e sektorit të shëndetësisë.
Kjo ishte vizita e parë e një Drejtori të SDC në Shqipëri pas 10 vitesh dhe vjen në një kohë kur po përgatitet strategjia e re e bashkëpunimit për 2018-2021. Zvicra planifikon të financojë deri në 100 milion franga zvicerane për këtë përiudhë.​
 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00