Ceremoni me rastin e 145 vjetorit te themelimit te Uninit Postar Universal (UPU)

Me rastin e 145 vjetorit te themelimit te Unionit Postar Universal, ambasadorë të akredituar pranë kësaj organizate, anëtare të qeverisë lokale të Bernës, krerë të organizatave të tjera ndërkombëtare dhe stafi i UPU organizuan nje ceremoni simbolike me mbjelljen e nje peme liri në mjediset e jashtme të kësaj organizate në Bernë. Ky eveniment u organzua në kuadër të festimeve të 145 vjetorit të themelimit të Organizatës në 1874 në qytetin e Bernës ku 22 vende nismëtare themeluan rrjetin postar ndërkombëtar.
Shqipëria është anëtare e hershme e organizatës dhe përfaqësohet nga Ambasadori i RSH në Bernë. Ky vit jubilar për UPU shënon dhe një moment të rëndësishëm bashkëpunimi me Postat Shqiptare të cilat falë bashkëpunimit të ngushtë me Ambasadën si dhe punës e angazhimit profesional të drejtuesve të Postës Shqiptare arritën të fitojnë një projekt prej 500 mijë dollarësh që UPU ja akordon Postave Shqiptare për rritjen e kapaciteteve dhe modernizimin e saj.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00