
Ambasadori i RSh-së në Bernë, z.Mustafa Nano, më datë 28 dhjetor 2023, u prit në Zyrih nga Konsullja e Nderit e Shqipërisë në këtë kanton, znj.Anita Winter.
Gjatë takimit, znj. Winter shprehu mirënjohjen e thellë për atë që ka bërë populli shqiptar duke ndihmuar popullin hebre, pasi dhe vetë ajo është vajza e dy prindërve të mbijetuar të Holokaustit.
Ambasadori Nano, nga ana e tij shprehu mirënjohjen dhe vlerësimet për Konsullen e Nderit, e cila ka promovuar dhe promovon Shqipërinë në Zvicër.
Ambasadori Nano dhe Konsullja e Nderit, znj.Winter, po ashtu diskutuan mbi disa projekte bashkëpunimi për vitin 2024 në funksion të rritjes së shkëmbimeve (sidomos në planin ekonomik) mes Shqipërisë dhe Zvicrës.