Ambasadori Nano pritet nga autoritetet e larta të Tiçinos

Ambasadori Nano, gjatë qëndrimit të tij në Kanton Tiçino më datë 18 dhjetor 2023 është pritur nga autoritet e lart të këtij Kantoni. Në takimin e parë u prit nga Presidenti i Këshillit të Kantonit Tiçino, në Bellinzona, z.Raffaele De Rosa, në të dytin nga Drejtori i Dhomës së Tregtisë, Industrisë, Artizanatit dhe Shërbimeve të Kantonit të Tiçinos, z.Luca Albertoni, të cilin e shoqëronin dy biznesmen të fuqishëm, si z.Paolo Rosso dhe z.Valentino Benicchio dhe të tretin nga kryetari i qytetit z.Michele Foletti dhe stafi i tij.
Qëllimi i këtyre takimeve është synimi për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi midis Ticino-s dhe Shqipërisë, si dhe promovimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona.
Për më shumë foto klikoni mbi linkun më poshtë: 
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02x6sK4mpGAhKp15P...

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00