Ambasadori Nano, pret mësuesit e “Shkollës Shqipe” dhe i shpërndan tekstet shkollore

Të dielën e 29 tetorit 2023, Ambasadori i RSH-së në Bernë, z.Mustafa Nano së bashku me stafin e tij priti në ambientet e Ambasadës mësueset dhe mësuesit e “Shkollës Shqipe” në Zvicër, të ardhur nga disa kantone.
Ambasadori M.Nano, përgëzoi mësuesit për punën e lëvdueshme që kanë bërë  deri tani në masivizimin e gjuhës shqipe dhe vlerësoi lartë përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre. Ai garantoi angazhimin maksimal te Ambasadës së RSH në Bernë në mbështetje të masivizimit të mësimit të gjuhës shqipe në diasporën shqiptare në Zvicër. Ai shprehu vlerësim të veçantë për prindërit e impenjuar në mbështetje te “Shkollës Shqipe” si dhe për gjithë veprimtarët që kontribuojnë në ndërgjegjësimin e komunitetit shqiptar për domosdoshmërinë e ruajtjes së gjuhës, kulturës e traditave të bukura shqiptare.
Koordinatori i “Shkollës Shqipe”, profesor z.Vaxhid Sejdiu dhe mësueset, falënderuan Ambasadorin për mbështetjen dhe gatishmërinë e tij në avancimin e mësimit të gjuhës shqipe dhe premtuan për hapje të reja të klasave shqipe.
Me këtë rast Ambasadori shpërndau mësuesve tekstet shkollore për nxënësit e Diasporës shqiptare në Zvicër, të botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën në Tiranë dhe të dërguara nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00