
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 qershorin, "Shkolla Shqipe" në Kantonin e Bernës, organizoi një aktivitet festiv me pjesëmarrjen e nxënësve dhe prindërve.
Mësueset, Boralda Kuçi, Shkëlzime Kurtaj dhe Henrieta Lala, po bëjnë një punë të palodhur e me përkushtim profesional duke i mësuar fëmijët shqiptarë të recitojnë, lexojnë dhe këndojnë në gjuhën amtare si dhe të organizojnë një aktivitet kaq të bukur dhe shembullor, me raste festash.
Në këtë aktivitet mori pjesë dhe përshëndeti edhe Ambasadori i RSH-së në Bernë, I.Gjoni.