
Nën kujdesin e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës dhe në bashkëpunim e koordinim të plotë me Këshillin Kombëtar të Diasporës, përfaqësuar nga profesor Sokrat Sinaj si dhe shoqatën e Miqësisë Zvicër-Shqipëri me kryetar z. Lars Haefner, u mbajt ne Bernë takimi i një përfaqësie të diasporës shqiptare në Zvicër ku u mor nisma për grumbullimin e fondeve në ndihmë te të dëmtuarve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në këtë takim ku mori pjesë dhe ambasadori i RSH në Bernë I.Gjoni dhe ambasadorja e R.K. Nazane Breca, pjesmarrësve dhe diasporës ju bë apel dhe u angazhua në emër të pjesmarrësve që të fillojë një fushatë sensibilizimi për grumbullimin e fondeve të mjaftueshme për ndërtimin e një objekti social në një prej zonave të dëmtuara nga tërmeti, si një kontribut dhe shprehje e soidarizimit të diasporës shqiptare në Zvicër për të dëmtuarit e tërmetit të 26 nëntorit 2019.