“Shkolla Shqipe” në Zvicër dhe LAPSH të gatshëm për tu unifikuar

Sot (30.01.2024), në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë ne Bernë, tre Ambasadorët shqiptarë, ai i Shqipërisë, z.Mustafa Nano, i Kosovës, z.Sami Ukelli dhe Maqedonisë së Veriut, z.Rexhep Demiri pritën në takim Koordinatorin e "Shkollës Shqipe" në Zvicër, z. Vaxhid Sejdiu dhe Kryetarin e Lidhjes së Prindërve dhe Arsimtarëve Shqiptarë në Zvicër (LAPSH), z. Liburn Mehmetaj.
Qëllimi i këtij takimi ishte intensifikimi i bashkëpunimit dhe fillimi i punës për unifikimin e shkollave shqipe në Zvicër. Palët u dakorduan që sa më parë të fillojë  themelimi i një komisioni të punës që do të merret me detajet teknike.
Tre ambasadorët i përgëzuan dy udhëheqësit e shkollave për këtë nismë dhe ofruan mbështetjen e tyre për përmbylljen sa me të shpejtë të këtij procesi në të mirën e diasporës shqiptare në Zvicër.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00