
Çdo vit në muajin Mars, organizohet java e gjuhës frënge dhe frankofonisë. Më datë 15 mars 2018, u inagurua fillimi kësaj jave, e cila do të vijoje deri në datë 23 mars me aktivitete në gjithë Konfederatën.
Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës, ku ishin të ftuar personalitete të jetës politike e publike të Zvicrës, u ndanë dhe çmimet e përvitshme të Frankonisë.
Këtë vit me propozim të ambasadorit të RSH në Bernë, Ilir Gjoni dhe mbështetje të ambasadorëve të Kosovës e Maqedonisë, çmimi i frankofonisë i Grupit të Ambasadorëve Frankofone ju dha Universitetit Pupullor Shqiptar të Gjenevës, i cili ju dorëzua drejtores së këtij institucioni, zonjës Albana Krasniqi Malaj.