
Për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo ku jetojnë, prezantohet aplikacioni E-Konsullata.
Aplikacioni E-Konsullata mund të shkarkohet nga Appstore dhe Playstore dhe mund të përdoret kudo, mjafton që aparati celular të ketë akses në internet.
Në të do të gjeni kontaktet e sakta dhe koordinatat e çdo përfaqësie shqiptare në botë; informacion mbi procedurat e legalizimeve të dokumenteve; shërbimet e tjera konsullore brenda dhe jashtë vendit; si dhe informacione mbi situatën për secilin prej vendeve pjesë e E-Konsullata.