Universiteti “Luarasi” i jep titullin “Doctor Honoris Causa” Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Izrael, Avraham Rinot

Universiteti “Luarasi” i jep titullin “Doctor Honoris Causa” konsullit të nderit të Shqipërisë në Izrael, z.Avraham Rinot. Titullin e dorëzoi i ftuari special në ceremoni, Z.Irfan Hysenelliu, Presidenti i “Hysenbelliu Group” dhe Universitetit “Luarasi”. “Medalja e Mirënjohjes” u akordua nga Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.
Biznesmenit të njohur izraelit, Avraham Rinot,  iu akordua titulli “Doctor Honoris Causa”, nga Universiteti “Luarasi” në Shqipëri, titull që e dorëzoi i ftuari special në ceremoni, Z.Irfan Hysenelliu, presidenti i “Hysenbelliu Group” dhe Universitetit “Luarasi”, për kontributin e tij të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve te biznesit  dhe akademike midis dy vendeve tona. Gjithashtu, Z.Rinot u nderua edhe me “Medaljen e Mirënjohjes” nga ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, per përkushtimin e palodhshëm të zotit Rinot ndaj promovimit të interesave të Shqiperise në Izrael dhe anasjellas. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00