Takimi i Kryeministrave te Ballkanit

Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin Europian, Johannes Hann, gjatë një konference të përbashkët per shtyp të mbajtur në Durrës pas takimit informal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, bënë të ditur se ka një rritje të interesit të qeverive për procesin e Berlinit.

Kryeministri Rama theksoi se kemi një plan veprimi me 115 pika, në funksion të transformimit rrënjësor, në kuadrin lëvizjes së mallrave, shërbimeve, kapitalit apo punonjësve të kualifikuar, që do të bëjë rajonin më tërheqës për investime, fleksibël për shkëmbimet e brendshme tregtare, duke përshpejtuar afrimin e Bashkimit Europian dhe ritmet e rritjes ekonomike dhe mirëqënies.

“Jemi vërtet të inkurajuar nga fakti se niveli politik ka një dakordësi të plotë, në nivelin e marrëdhënieve me komisionin ka një sinergji të plotë, Banka Botërore është përfshirë me kërkesën tonë në mënyrë të plotë dhe po ashtu edhe BERZH dhe BEI përmes instrumenteve të tjerë janë në dipozicion”, u shpreh kryeministri Rama.

Sipas Ramës, ky reflektim strategjik që po bëjmë sot, do të na vlejë për një axhendë më intensive e agresive, në funksion të një rajoni shumë më tërheqës për investimet e huaja, një lëvizjeje shumë më të lirë të mallrave, me një transformim rrënjësor të procedurave kufitare dhe një përmirësim monitorimit të përformancës së korridorit të tregtisë, për të rritur maskimalisht përfitimet nga lëvizja e lirë e shërbimeve.

Kryeministri, po ashtu, informoi se gjatë mëngjesit të punës me komisionerin Hann, kishte diskutuar edhe për zhvillime të tjera, ku ve]oi cështjen e azilkërkuesve shqiptarë dhe atë të kanabisit. Rama tha se refuzonte të pranonte shënjestrimin e shqiptarëve, qofshin ata azilkëkues, apo që kryejnë krime në zonën e BE-së, si një arsye për të treguar me gisht Shqipërinë.

“Ndamë pikëpamjen se përpjekja për të kufizuar fluksin e azilkërkuesve po jep rezultate inkurajuese. Nuk ka shqiptarë azilkërkues, por shqiptarë në kërkim të një pune dhe të një jete më të mirë, në një treg pune, ku shqiptarët nuk e kanë lirinë për të lëvizur dhe ky është kufizimi që vjen si pasojë e pozicionit ku gjendemi në procesin e integrimit. Refuzoj të pranoj shënjestrimin e shqiptarëve, qofshin ata azilkëkrues apo që kryejnë krime në zonën e BE-së, si një arsye për të treguar me gisht Shqipërinë. Kriminelet janë kriminelë, ata duhet të përgjigjen para ligjit, kudo e pa dallim. Nuk ka flamur as kombësi, ka thjesht raport me ligjin”, deklaroi ai.

Refuzoj po ashtu, vijoi Rama, çdo përpjekje politike e mediatike në vende të BE-së për arsye të brendshme, të konsumit të brendshëm, për të treguar me gisht, një të ashtuquajtur krim shqiptar, ballkanik apo nacional.

Rama u bëri thirrje qytetarëve të mos bien prej e rrjeteve kriminale, pasi shqiptarët e kanë të pamundur të punojnë në vendet e BE-së. “Azili nuk është opsion. Kushdo që mer këtë rrugë ka vetëm humbje. Ajo që na takon është që të bëjmë çmos të përshpejtojmë procesin e integrimit dhe të kemi më shumë akses në tregun e lirë të punës”, tha ai.

Sa i takon kanabisit, kryeministri Rama u shpreh se së bashku me komisionerin Hann kishin ndarë pikepamjen se është bërë një punë fantastike në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit. “Ne jemi zotuar se ky do të jetë viti që mbyll përfundimisht këtë histori me një sukses kuptimplotë të policisë dhe shtetit kundër këtij fenomeni të shëmtuar. Monitorimi ndërkombëtar tregon se zotimi është përmbushur. BE do të financojë edhe një muaj fluturime monitoruese. Jam besimplotë që në fund të sezonit Shqipëria do të dalë përfundimisht nga harta e vendeve problematike lidhur me kultivimin e trafikimin e lëndëve narkotike”, tha ai.

Ndër të tjera, kryeministri tha se e kishte njohur komisionerin Hann edhe me zhvillimet e brendshme dhe se kishte ndarë me të edhe vullnetin dhe domosdoshmërinë që të vazhdojë ajo që u nis si një qasje e re dhe vullnet bashkëpunimi midis qeverisë dhe opozitës

“Folëm për zgjedhjet, si një moment i kapërcyer me sukses, vullnetin dhe domosdoshmërinë që të vazhdojë ajo që u nis si një qasje e re dhe vullnet bashkëpunimi midis qeverisë dhe opozitës. Nga ana tjetër, e njoha komisionerin me planin e këtij mandati në funksion të reformave, transformimin rrënjësor të shërbimeve për publikun, si një aspekt i rëndësishëm i luftës kundër korrupsionit dhe rryshfetit. Nënvizuam domosdoshmërinë e vazhdimit të Vettingut, si një proces i rëndësishëm për Shqipërinë, por edhe për procesin e integrimit”, informoi kryeministri Rama.

 

 

https://www.ata.gov.al/takimi-i-kryeministrave-te-ballkanit-perendimor-r...

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00