Shqiperia perfaqesohet nga 10 Operatore Turistike ne ITMT Izrael

Ne data 11-12 Shkurt, ne  EXPO Tel Aviv, po zhvillohet Panairi Nderkombetar Mesdhetar i Turizmit, ku Shqiperia prezantohet me 10 Operatore Turistike si dhe me Agjensine Kombetare te Turizmit.
Fjala pershendetese u mbajt nga Ministri izraelit i Turizmit z. Yariv Levin, I cili ftoi Ambasadoret e akredituar ne Izrael, ne nje mengjes pune ku percolli mesazhet e bashkepunimit te ndersjelle ne fushen e turizmit, dhe rendesise qe ka per Izraelin bashkepunimi ndermjet vendeve te Mesdheut dhe me gjere.
Ky panair, I cili zhvillohet me qellimin per te sjelle sa me prane operatoret turistike, takimet e formatit B2B si dhe vendosjen e kontakteve direkte mes bizneseve ne fushen e turizmit, ka terhequr ne vazhdimesi vemendjen e shume vendeve evropiane si Italia, Greqia, Polonia, Hungaria, Kroacia, Spanja, Portugalia etj, por e vecanta e ketij viti ishte nje fluks vendesh pjesemarrese nga Afrika, Azia dhe ishujt e paqesorit.
Stenda shqiptare, e cila ngjalli interes tek te ftuarit, prezantoi denjesisht mundesite e shumellojshme qe ofron turizmi shqiptar, ushqimin dhe cmimet konkuruese ne rajonin e Ballkanit, klimen e shkelqyer si dhe plazhet me bukuri natyrore dhe investime te shumta dhe dinjitoze.
I urojme suksese ne punen e saj Agjensise se Turizmit me perfaqesueset ne kete panair per rendesine dhe seriozitetin kushtuar ketij organizimi si dhe falenderojme operatoret tane per profesionalizmin e tyre ne promovimin e Shqiperise ne Izrael. Nder ta permendim: Albania DMC me Enri Bajramaj, inTours Albania me Astrit Kurti, Harmonia hotels Group/ Muhamed Kurmemi, Albanian Treasures me Rozana Gjergji, Tours Albania and Balkans me Jimmy Lama, Albania Trip etj.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00