Shfaqet premierë në Tel Aviv, filmi dokumentar " Kodi i Shqiptarit"

U zhvillua datë 1 Nëntor, në Cinematheque/Tel Aviv, ceremonia e shfaqjes premierë të filmit dokumentar " Kodi i Shqiptarit", i producentes së njohur izraelite, Yael Katzir, ne partnership me Ambasadën tone dhe me kontributin e shumë institucioneve, individeve, dhe sidomos Katzir Production.
Realizimi i këitj dokumentari, është frut i një pune të konsiderueshme në bashkëpunim me producenten Katzir, me qëllim promovimin e rolit unik të shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë LIIB, fakt i cili i shërben rritjes së krenarisë kombëtare, një gjest historik i cili e vecon Shqipërinë jo vetëm në rajonin e Ballkanit, por në të gjithë Europën.

Në ceremoninë e hapjes me këtë rast, Ambasadori Canaj u vlerësua me medaljen e Mirënjohjes nga Produksioni Katzir, për kontributin e tij në realizimin e këtij aktiviteti.
Aktiviteti ne fjale, pati interes dhe jehonë jo vetëm në komunitetin shqiptaro-hebre, por edhe në pjesëmarrjen e trupit diplomatic të akredituar në Izrael, funksionarëve të njohur izraelitë të fushës së drejtësisë, artit, kinematografisë dhe anëtarë të botës akademike.
Ky dokumentar, i cili ka për qëllim rritjen e vizibilitetit, në kuadër të diplomacisë publike, për promovimin e vlerave unike të kombit tonë, do të shfaqet në disa kryeqytete europiane, ku stacioni i radhës do të jetë Parisi në 21 Nëntor, dhe më pas do vijojë rrugëtimin e tij edhe në SHBA.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00