Njoftim për qytetarët shqiptarë me banim jashtë vendit mbi procesin zgjedhor dhe regjistrimin e Diasporës

Ambasada e RSH në Tel Aviv, fton të gjithë qytetarët shqiptare me banim në Izrael, të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në procesin e votimit në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025, që, në bazë të udhëzimit të KQZ, të regjistrohen në Platformën Elektronike të Regjistrimit (PER).
 
Sipas parashikimeve ligjore, procesi i regjistrimit do te qëndrojë i hapur deri më 4 mars 2025.
 
Si të regjistroheni?
 
Ju mund të regjistroheni duke ndjekur udhëzimet e mëposhtme:
 
1. Përmes aplikacionit mobile në celular.
 
2. Përmes laptopit/PC-së.
 
3. Përmes faqes zyrtare të internetit.
 
Videot tutoriale për secilën formë regjistrimi:
 
1.Tutorial regjistrimi përmes celularit - app mobile:
https://app.filemail.com/d/yvtjjfozubjlfqx
 
2.Tutorial regjistrimi përmes kompjuterit – desktop
https://app.filemail.com/d/lutakbahcamnksj
 
3.Tutorial përmes faqes së internetit (web) të KQZ
https://we.tl/t-s3NeuWxJmi 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00