
Sot u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit (MoU), ndërmjet MITVIM/ Instituti izraelit për Politikat e jashtme rajonale dhe Universitetit Evropian të Tiranës (UET), me qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve, sidomos në cështjet e Zgjidhjes së Konflikteve dhe Paqes, Marrëdhëniet me BE-në si dhe zhvillimet në Mesdhe dhe Ballkan.
Ky memorandum, erdhi si pasojë e një pune intensive të përbashkët ndërmjet Ambasadës së Shqipërisë dhe MITVIM si dhe UET, me qëllimin për të gjetur mundësi bashkëpunimi në organizimin e workshop-eve dhe konferencave të përbashkëta ndërmjet dy institucioneve si dhe shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës në planin akademik.
Memorandumi i Bashkëpunimit, do të shërbejë si një dëshmi e forcimit të lidhjeve akademike ndëmjet dy vendeve tona, duke bërë të mundur gjithashtu dhe shkëmbimin e stafeve dhe kurikulave studimore.