Kosova normalizon marrëdhëniet diplomatike me Izraelin ne 1 Shkurt 2021!

Kosova normalizon marrëdhëniet diplomatike me Izraelin! Izraeli dhe Kosova vendosën nënshkrimin e raporteve diplomatike të hënën ne 1 Shkurt 2021. Në një ceremoni të mbajtur virtualisht në Jeruzalem dhe Prishtinë, Ministri i Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi dhe homologia e tij nga Kosova Meliza Haradinaj Stublla nënshkruan një deklaratë të përbashkët për krijimin e raporteve diplomatike mes dy vendeve. Ashkenazi me kete rast deklaroi se ka miratuar "kërkesën zyrtare të Kosovës për të hapur një ambasadë në Jeruzalem". Gjatë kësaj ceremonie nënshkrimi të mbajtur përmes video -konferencës ne Zoom, Ministri i Jashtëm izraelit Gabi Ashkenazi nenvizoi se lidhjet ndermjet dy vendeve jane "historike" dhe "pasqyrojnë një ndryshim në rajon si dhe në marrëdhëniet me botën arabe (dhe) myslimane me Izraelin". Ashkenazi theksoi gjithashtu se ai kishte marrë një kërkesë zyrtare nga Kosova për hapjen e ambasadës se saj në Jeruzalem, per te cilen zyrtarët izraelitë shpresojnë të hapet deri në fund të marsit. Vetëm dy vende - Shtetet e Bashkuara dhe Guatemala - kanë ambasada në Jeruzalem. Të tjerët, duke përfshirë Malavi dhe Honduras, janë zotuar të ndërmarrin këtë veprim.
Ceremonia përfshiu edhe zbulimin e një pllake përkujtimore që do të vendoset në hyrje të ambasadës së Kosovës në Jeruzalem me rastin e hapjes. Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla tha se Kosova dhe Izraeli ndajnë një "lidhje historike" dhe të dy "kane qene dëshmitarë të një rruge të gjatë dhe sfiduese për të ekzistuar si popull dhe për t'u bërë shtet". Ajo nënvizoi se ditët e fundit ka patur kontakte me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken, i cili nga ana e tij i ka shprehur mbështetjen e Presidentit Joe Biden për marrëdhëniet e reja të Kosovës me Izraelin dhe marrëveshjen ekonomike me Serbinë.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka duke pershendetur marreveshjen ne fjale, deklaroi se kjo ngjarje shënon një konfirmim tjetër se shtetësia e Kosovës është një realitet i pandryshueshëm dhe realiteti ne rajonin e Ballkanit sot është shumë më i sigurt dhe i qëndrueshëm. Kjo marrëveshje është një zhvillim historik i cili konfirmon miqësinë tradicionale midis shqiptareve dhe izraeliteve. Ajo shprehu gjithashtu mirënjohjen për rolin thelbësor të SHBA në finalizimin e kësaj marrëveshje.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00