
Kompania izraelite me qendër në Izrael dhe Portugali, Taga Urbanic (https://www.tagaurbanic.com/), me ane te Drejtorit te saj Ekzekutiv z. Shlomo Avni, ka shprehur interesin për të investuar në Shqipëri në fushën e "Social Entrepreneurship", Infrastrukturës ndërtimore, Data Center etj.
Qëllimi i tyre është të vizitojnë së shpejti Shqipërinë, për të diskutuar me të interesuarit lidhur me projekte për ngritjen e një Data Center/Qendër e ruajtjes së të dhënave në nivel kombëtar, të cilin e kanë aplikuar në disa vende të Evropës. Nevoja për të patur një Data Center lidhet me faktin se sot cdo biznes e ka të domosdoshme ruajtjen e të dhënave në sisteme kompjuterike si dhe Digitalizimi i ekonomisë sot është një domosdoshmëri pasi Ekonomitë globale kërkojnë një ekosistem të sigurt për të investuar në shumë vende të tjera, pasi kanë verifikuar se në to ekziston sistemi i Data Center.