27 Janar 2022 përkujtojmë Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit!

Sot, 27 janar 2022, Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit dhe Instituti Ndërkombëtar MASSUAH për Studimet e Holokaustit organizuan  në prani të H.E. Kryeministri Naftali Bennett dhe Shefave te Misioneve akredituar në Izrael një ceremoni prekëse me ndezjen e një qiriri përkujtimor nga të gjithë ne për të nderuar kujtimet e miliona jetëve të humbura gjatë SHOAH.

 

Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj përpjekjeve të saj për të përkujtuar Shoah-un dhe për të vepruar kundër mohimit dhe shtrembërimit të Holokaustit dhe për të luftuar antisemitizmin në të gjitha format e tij. Ndërsa ne sot nderojmë kujtimin e miliona hebrenjve të pafajshëm të vrarë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore,gjithashtu ndjehemi krenar per faktin që hebrenjtë në Shqipëri u mirëpritën, u strehuan dhe u shpëtuan nga tragjedia e sigurtë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00