
Me rastin e lançimit të Blogut me titull “Integrimi fuqizon Shqipërinë”, Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Rrjetin e Informimit të BE-së në Shqipëri, dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, ftojnë të rinjtë për ideimin dhe dizenjimin e logos që do të përfaqësojë e shoqërojë këtë Blog (http://blogintegrimbe.euin.al/).
Blogu do të veprojë si një platformë online për paraqitjen e artikujve mbi tema që lidhen me integrimin e vendit tonë në BE. Ai synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe angazhimin e qytetarëve shqiptarë mbi çështjet dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Logo fituese duhet të jetë një krijim origjinal që reflekton përpjekjet dhe aspiratat e vendit tonë në rrugëtimin e tij drejt familjes së madhe evropiane.
Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë propozimet e tyre, deri më datë 15 maj 2016, në adresën elektronike: info@euin.al
Çdo punim i paraqitur duhet të përfshijë një logo me rezolucion të lartë dhe një shpjegim shoqërues mbi idenë dhe zgjedhjen e autorit.
Logo fituese do të vihet në përdorim në Blog dhe ideuesit të saj do t’i dorëzohet një Certifikatë dhe një Cmim (iPad) në shenjë mirënjohjeje.