Takimi "Jam Shqiptar"

Më 20.07.2016, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Athinë, u mbajt takimi “Jam shqiptar”, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin në Tiranë (IOM).

Takimi u fokusua në prezantimin e draft-dokumentit politik mbi “Nxitjen e ndikimit pozitiv të migracionit shqiptar në zhvillimin e Shqipërisë”, si përpjekje e qeverisë shqiptare në procesin e angazhimit të komuniteteve shqiptare jashtë vendit,  ku ndër të tjera, u trajtuan temat e zhvillimit dhe integrimit të migracionit shqiptar ndër vite, forcimi i kohezionit shoqëror dhe identitetit kombëtar.

Formate të tilla takimi, i paraprijnë Samitit të Parë të Diasporës që do të zhvillohet në muajin nëntor në Tiranë, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit shqiptar SH.T.Z. Edi Rama në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Aktiviteti u përshëndet nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Athinë, z. Dashnor Dervishi, i cili vuri në dukje rolin kryesor të diasporës shqiptare në Greqi, duke nënvizuar se përbën një pjesë të pandarë të ndërgjegjes kombëtare, si dhe nje urë të fortë bashkëpunimi në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

Gjatë këtij aktiviteti të pranishëm ishin diplomatë nga Ministria e Jashtme, punonjës të IOM Tiranë, përfaqësues të diasporës shqiptare, nga bota akademike, biznesit, kulturës, arsimit të integruar në strukturat e ndryshme shtetërore apo private në Greqi.

ADRESA

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

TEL / FAX

Tel. + 30 2106876200
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876212
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876213
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00
 

Tel. + 30 2106876215
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel: Nr. i emergjencave:
+30 694165 8183 (24/7)

 

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

ORARI ZYRTAR


09:00 - 17:00

Sektori Konsullor:

E Hënë - Enjte 9:00-15:00

E Premte 09.00.14.00