
Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, e shoqëruar nga Oficerja Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj, zhvilloi një takim me kryesinë e shoqatës "Lidhja e Gruas Shqiptare ne Greqi" (Σύνδεσμος Αλβανίδων Γυναικών στην Ελλάδα).
Biseda u zhvillua rreth veprimtarisë së shoqatës, aktivitetet e planifikuara, si dhe mbi projekte të përbashkëta midis Ambasadës së RSH-së dhe shoqatës.