
Krijmtaria e Iliaz Bobaj, një ndër shkrimtarët më të spikatur të botës së letrave në Greqi dhe jo vetëm, bëri bashkë në ambientet e ambasadës artistë, poetë, kritikë arti, muzikantë.
Për miqtë, kolegët dhe artëdashësit e pranishmëm në aktivitet, Iliaz Bobaj, u vlerësua shkrimtar i lexuar, poet i dëshiruar, plublicist i vlerësuar, humorist me penë të hollë, fabulist i shkëlqyer, përkthyes brilant, gazetar aktiv i medias shqiptare në Greqi.
Është një kënaqësi e veçantë, u shpreh Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga gjatë eventit, që fituesin e 14 çmimeve letrare, ta kemi pjesë të aktiviteteve të "Nëntorit Shqiptar".
Pjesë e këtij eventi ishte edhe grupi polifonik, i cili me zërin dhe interpretimin e mrekullueshëm, i dha një tjetër dimension artistik mbrëmjes.