
Gjatë vizitës zyrtare në Greqi, Ministri i Brendshëm z. Bledar Çuçi zhvilloi një takim me Ministrin për Mbrojtjen e Qytetarit z. Panagiotis Theodorikakos.
Ministrat diskutuan për bashkëpunimin policor mes dy vendeve, i cili u vlerësua se dëshmon për nivelin e lartë të besimit të krijuar mes policive respektive, si dhe u shpreh vullneti për intensifikimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.
Qendra e përbashkët e bashkëpunimit policor e doganor, që do të hapet së shpejti në Kakavijë, u konsiderua si një instrument tjetër me rëndësi që do t’i shërbejë Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe sigurisë së rajonit tonë në tërësi.
Në këtë takim mori pjesë edhe Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga, si dhe përfaqësues të policive të të dy vendeve