
Greqia bën bashkë në takimin 11-të, Ombudsmen-ët e Mesdheut. Në takimin ku ishin të pranishëm Avokatja e Popullit, znj. Erinda Ballanca, Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga, Udhëheqësi i Zyrës së Interesave të Kosovës në Greqi, z. Fitim Gllareva dhe Ministja Fuqiplotë e Ambasadës, znj. Elvira Isufi, u diskutua forcimi i institucionit të Avokatit të Popullit, institucioneve kombëtare që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, hartimi i strategjive dhe i platformave të përbashkëta, etj.
Lëvizja e popullsive, emigracioni, refugjatët, azili, të drejtat e njeriut, mesdheu si burim energjie dhe shfrytëzimi i tij në interes të nevojave, janë sfidat aktuale në rajon. Burimi i fenomenit të emigracionit qëndron tek vendet e origjinës, tek qeveritë me politikat dhe reformat tyre, ndaj duhet të forcohet bashkëpunimi mes vendeve të Mesdheut me strategji të përbashkëta, duhet të krijohet mirëqënia e duhur për popullin, me qëllim që ai të mos largohet nga vendi.