
Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit “Forcimi i mëtejshëm i Kuvendit të Shqipërisë në kontekstin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, nën kujdesin e Programit IPA 2014, u zhvillua në Tiranë ceremonia zyrtare e hapjes së këtij projekti me temë “Rruga e Shqipërisë drejt BE-së, sfidat dhe perspektivat”
Ky aktivitet, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, ka për qëllim rritjen e efikasitetit, pjesëmarrjes dhe transparencës së Parlamentit Shqiptar në rrugën e anetarësimit të vendit në BE, në të cilin ekspertë nga Shtetet Anëtare të BE-së, me ndihmën e Parlamentit Shqiptar, do të organizojnë një sërë trajnimesh dhe seminaresh.
Në këtë aktivitet binjakëzimi ishin të pranishëm përfaqësues së Parlamentit grek dhe Senatit të Republikës së Italisë.
Parlamenti i Republikës së Greqisë u përfaqësua nga deputeti dhe ish - ZëvendësMinistri i Punëve të Jashtme Nikos Xydakis, Kryetarja e Grupit të Miqësisë Shqiptaro - Greke, Znj. Meropi Tzoufi, Sekretari Z. Konstantinos Barkas dhe anëtari i Grupit të Miqësisë, Z. Konstantinos Karagounis.