Komedia ‘‘Dy gisht mjaltë 2’’ pas një suksesi të arritur në Shqipëri, udhëton edhe në Greqi

Falë bashkëpunimit mes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi dhe producentit Ermal Mamaqi, në ambientet e Village Cinemas është shfaqur premiera e filmit shqiptar ‘‘Dy gisht mjaltë 2’’, i cili është pritur me interesim të madh nga publiku shqiptar dhe grek.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj dhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga.

Me këtë rast, në ambientet e Ambasadës Shqiptare Athinë u zhvillua aktiviteti në kuadër të promovimit të filmit ‘‘Dy gisht mjaltë 2’’, i cili bëri bashkë gazetarë, piktorë,muzikantë, aktorë, balerinë, producentë, regjizorë, artdashës dhe miq.

Filmi po vijon shfaqjet në kinematë ‘’Village’’ në Athinë, Selanik dhe Santorini.

Për më tepër informacion mbi detajet, oraret dhe çmimet e biletave mund të klikoni në linkun https://rb.gy/kqu63k.

ADRESA

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

TEL / FAX

Tel. + 30 2106876200
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876212
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876213
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00
 

Tel. + 30 2106876215
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel: Nr. i emergjencave:
+30 694165 8183 (24/7)

 

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

ORARI ZYRTAR


09:00 - 17:00

Sektori Konsullor:

E Hënë - Enjte 9:00-15:00

E Premte 09.00.14.00