
Në ambientet e Ambasadës u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve të konkursit "Shqipëria ime" me vizatimet dhe pikturat e fëmijëve, në një atmosferë fantastike.
Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga shpërndau certifikatat për fituesit dhe pjesëmarrësit në këtë konkurs. Vendin e parë e fitoi Angela Rajta me 577 klikime.
Atmosfera e ceremonisë u bë magjike nga performanca e grupit "Cirku i emigrantit", që u dhuroi fëmijëve kënaqësi dhe emocione. Nuk munguan edhe vjershat për flamurin dhe Shqipërinë.
Faleminderit fëmijë të dashur, që na kënaqët sytë dhe shpirtin me pikturat vizatimet e bukura!