
Është gjithmonë kënaqësi kur takon mbretëreshën e këngës greke Glikerinë. Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga dhe diplomatë të Ambasadës, i dhuruan Çertifikatën e Mirënjohjes artistes së madhe, këngëtares së fëmijërisë së shumë prej nesh, artistes që promovon dimensionin e lidhjes jo vetëm gjeografike, por edhe kulturore që ekziston mes dy vendeve tona.
Në 15 shtator, Glikeria në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës bën realitet ëndrrën shumëvjeçare të artëdashësve të muzikës greke në një koncert në amfiteatrin e Liqenit. Glikeria shoqërohet në këtë koncert edhe nga muzikanti i mirënjohur shqiptar në Greqi, Dasho Kurti.