
Me ftesë të Sekretares së Përgjithshme për Politikat dhe Zhvillimin e Turizmit të Greqisë, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Athinë, znj. Luela Hajdaraga, së bashku me Ambasadoret e Argjentinës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Estonisë, Malit të Zi, Nigerisë, Afrikës së Jugut, Panamasë, Portugalisë dhe Slovakisë, u pritën në një takim, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Bashkëbisedueset shkëmbyen mendimet dhe pikëpamjet e tyre mbi të drejtat e grave, barazinë gjinore, fuqizimin e gruas në poste drejtuese në sferën politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, sfidat aktuale, etj.