Ζhvillοhet me sukses mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri - Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore

Ishte një kënaqësi të mirëprisnim në ambientet e ambasadës delegacionin shqiptar, në përfundim të mbledhjes së komisionit ndërshtetëror Shqipëri - Greqi në fushën e sigurimeve shoqërore.
 
Në datat 6-7 shtator 2022, u zhvillua për herë të parë në Athinë mbledhja e komisionit të ekspertëve teknikë Shqipëri-Greqi për çështjet e sigurimeve shoqërore. Diskutimet teknike dhe shkëmbimi i informacioneve lidhur me sistemet e sigurimeve shoqërore  të të dy vendeve, hapin siparin e një serie takimesh me synim forcimin e bashkëpunimit në fushën  e sigurimeve.
 
Shqipëria dhe Greqia si dy vende fqinje dhe mike ndërlidhen me një histori shumëvjeçare bashkëjetese, si të komunitetit shqiptar në Greqi ashtu dhe të shtetasve grekë me veprimtari dhe kontribute pune në Shqipëri. Në këtë kuadër, fillimi i bisedimeve në nivel ekspertësh është një hap në drejtimin e duhur për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe një ogur i mirë për arritjen e marrëveshjes në fushën e pensioneve, e cila është në interes të qytetareve shqiptarë dhe grekë me kontribute në ekonomitë e të dy vendeve.
 

Diskutimet teknike midis delegacioneve, shkëmbimet e njohurive dhe analizimi i problematikave, zhvilluar në një klimë të ngrohtë dhe miqësore, do të vijojnë në mbledhjen e rradhës në Tiranë.

ADRESA

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

TEL / FAX

Tel. + 30 2106876200
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876212
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876213
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00
 

Tel. + 30 2106876215
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel: Nr. i emergjencave:
+30 694165 8183 (24/7)

 

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

ORARI ZYRTAR


09:00 - 17:00

Sektori Konsullor:

E Hënë - Enjte 9:00-15:00

E Premte 09.00.14.00