Uashington, Ministri Hasani: Plotësisht të përkushtuar ndaj agjendës “Gratë, Paqja dhe Siguria”

Uashington 9 korrik 2024- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në takimin “Gratë, Paqja dhe Siguria”, të organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në nisje të samitit të NATO-s.
Ministri Hasani ritheksoi se Shqipëria është plotësisht e përkushtuar në rritjen e përgjegjshmërisë në lidhje me agjendën Gratë, Paqja dhe Siguria (WPS).
Kryediplomati shqiptar vlerësoi rezistencën heroike të grave të Ukrainës kundër agresionit të Rusisë.
Takimi kishte për synim të trajtonte sfidat e reja të mjedisit të ndryshuar të sigurisë, si agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, kërcënimet terroriste, sfidat e tjera të mjedisit të sigurisë, si ndryshimet klimatike që kanë një ndikim të veçantë tek gratë dhe teknologjitë e reja.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00