
Shpallet programi i praktikës në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të
Republikës së Shqipërisë (RSH) në botë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpall praktikën e punës në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore (PDK) të RSH-së në botë.
Qëllimi i këtij programi është mundësia për të përfituar një përvojë të vlefshme në fillimin e karrierës profesionale. Ky program është i hapur për të rinjtë dhe të rejat me origjinë shqiptare, të cilët shprehin interes mbi funksionimin e Përfaqësive/ Misioneve të RSH-së në botë dhe fushën e veprimtarisë të tyre. Praktikantëve do t’u jepet mundësia të kontribuojnë dhe të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme të Misionit/Ambasadës si dhe të njohin më nga afër natyrën e punës në fushën e diplomacisë shqiptare.
Praktikantët duhet të jenë të pajisur me një diplomë të nivelit të parë dhe të jenë aktualisht rezidentë në vendet ku gjenden PDK.
Në këtë kontekst Misioni i RSH në Bruksel, fton të rinjtë e të rejat e diasporës shqiptare në Bruksel, të aplikojnë për një praktikë 3-mujore në Misionin tonë në periudhën 1 prill-30 qershor 2018.
Të interesuarit të plotësojnë formularin e aplikimit në linkun: http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-e-shtypit/njoftime/thirrje-per-a... dhe ta dërgojnë atë në adresën interns@mfa.gov.al