
Në kuadër të shërbimeve konsullore, lehtësimit të tyre, si dhe diplomacisë digjitale, Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të mundur Aplikacionin konsullor "E-Konsullata", e cila do të lançohet në ditët në vijim.
Ky aplikacion është projektuar që të jetë në shërbim të qytetarëve tanë me sa më shumë informacion dhe t'u mbështesë në shërbimet konsullore që MPJ ofron. Sjellja e tij në vëmendje të qytetarëve varet prej nesh dhe punës sonë informuese të përbashkët.
Aplikacioni "E-Konsullata" mund të shkarkohet nga App Store në IPhone dhe Google Play në Android.