Rekomandimi i BE, Shqipëria në listën e vendeve që mund të lëvizin lirshëm në zonën shengen

Pas masave kufizuese të vendosura për shkak të situatës së pandemisë, Këshilli i BE ka miratuar rekomandimin për rishikimin e listës së vendeve, qytetarët e të cilave mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Lajmi është bërë publik nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka përmes rrjeteve sociale.
Në këtë listë ende të kufizuar është përfshirë Shqipëria, pas këmbënguljes dhe punës disa javore të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashme dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale. 
Rekomandimi i Këshillit të BE,  vjen si rezultat i përmbushjes së kritereve strikte të kontrollit të pandemisë në vend  dhe masave të marra nga qeveria shqiptare për adresimin efektiv të kësaj sfide të përbashkët. 
MEPJ rithekson rëndësinë e respektimit të masave nga qytetarët shqiptarë, duke nënvizuar se kujdesi duhet të vazhdojë të jetë maksimal edhe gjatë lëvizjes në vendet e BE, të cilat mund të kenë protokolle specifike edhe pas rekomandimit të fundit.
Linku me informacione të mëtejshme: https://bit.ly/3xsXS88

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00