NJOFTIM PËR MEDIAN

Tiranë, 2 korrik 2024 – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një takim të Dërguarin e Posaçëm të Qeverisë kineze për Çështjet Evropiane, Wu Hongbo, i cili vizitoi Shqipërinë.
Vizita e z. Hongbo vjen në 75-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, moment i cili nënvizon vullnetin për të çuar më tej mirëkuptimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin për të ardhmen.
Bashkëbiseduesit vlerësuan angazhimin dypalësh për të punuar së bashku, për forcimin e marrëdhënieve, bashkëpunimin dypalësh dhe  atë shumëpalësh në fusha me interes të përbashkët dhe atë global.
Palët ripohuan rëndësinë e rritjes së shkëmbimeve mes popujve, si një bazë që nxit mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë për të ardhmen dhe shërben si katalizator për gjenerimin e zgjidhjeve dhe adresimin e sfidave.
Dy zyrtarët u fokusua në nevojën e bashkëpunimit në fushën e turizmit, biznesit dhe tregtisë, për të krijuar hapësira në tregjet kineze për produktet shqiptare.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00